
21 pikat qe do arrije teknologjia deri ne vitin 2030
Nga makinat pa shofer tek punetorët robotikë duket se e ardhmja do të vijë shumë më shpejt sesa ne mund ta imagjinojmë.
Sipas një raporti të fundit nga Këshilli i Axhendës Globale të Forumit Ekonomik Botëror shumë teknologji që ne kemi dëgjuar sot do të arijnë një pikë kthese deri në vitin 2025. Ai anketoi 800 drejtues dhe ekspertë nga sektori i teknologjisë dhe nga rezultati i anketës u identifikuan 21 momente, që ata parashikojnë do të ndodhin deri në vitin 2030. Këtu ne po ju njohim me disa ndryshime teknologjike që priten të ndodhin gjatë 14 viteve të ardhshme.
1. Deri në vitin 2018, 90 për qind e popullsisë do ta ketë të pakufizuar dhe të lirë ruajtjen e të dhënave.
Shpesh ndodh që të fshijmë fotografi apo materiale për tu dhënë hapsirë krijimit të dosjeve të reja. Në më pak se tre vjet, rreth 90% e njerëzve do të jenë të lirë dhe të pakufizuar për të “magazinuar” të dhënat e tyre. Ne tashmë shohim disa kompani që ju ofrojnë këtë shërbim falas përshembull Google, kurse Amazon do tju lejojë të ruani një sasi të pakufizuar informacioni për vetëm 60 dollarë në vit.
2. Roboti i parë “farmacist” do të mbërijë në SHBA në vitin 2021
Prodhimi i robotëve po zë një vend të rëndësishëm në industri dhe gjithmonë e më shumë ata bëhen më të avancuar. Kështu që në të ardhmen do të shohim se ata do të hyjnë edhe në vendet tona të punës. Parashikohet që deri në vitin 2021 të kemi robotin e parë “farmacist” në SHBA.
3. Një trilion sensorë do të jenë të lidhur me internet duke filluar nga viti 2022.
Duke qënë se kostoja e sensorëve vazhdon të bjerë dhe informatika po rrit fuqinë e saj, të gjitha llojet e paisjeve do të jenë të lidhura me internetin, duke përfshirë edhe rrobat që ne veshim. Kjo do të lejojë që njerëzit ta përceptojne plotësisht mjedisin rreth tyre. Deri në vitin 2020 mendohet se një trilion sensorë do të jenë të lidhur internetin.
4. Duke filluar nga viti 2022 rreth 10 për qind e popullsisë së botës do të jetë e veshur me rroba të lidhura me internet.
Në ditët e sotme një numër aksesorësh duke përfshirë edhe orat e dorës janë të lidhura me internetin. Duke parë zhvillimin e tekonologjisë ekspertët parashikojnë se 10 për qind e njerëzve deri në vitin 2022 do të veshin rroba, të cilat kanë të instaluar internetin. Sipas firmës hulumtuese Gartner, rreth 70 milion e orave dhe brendeve të tjera do të shiten vetëm në vitin 2015.
5. Makina e parë e printuar 3D do të jetë në prodhim nga viti 2022
Printerat 3D janë duke u bërë gjithmonë e më të fuqishëm, të aftë për shtypjen e objekte komplekse të të gjitha llojeve dhe materialeve. Shumë kompani të prodhimit të makinave janë tashmë duke përdorur teknologjinë për të krijuar prototipa dhe pjesë të veçanta të një automjeti. Kompania “Lokal Motors” synon të fillojë prodhimin e një makine me madhësi të plotë duke përdorur në vitet e ardhshme shtypjen 3D.
6. Telefoni i parë celuar, i cili do të implantohet do të jetë në shitje në vitin 2025
Sipas një ankete rreth 80 për qind e të anketuarve besojnë se në shtatë vitet e ardhshme telefoni implantues do të dalë në shitje. Paisja do të jetë në gjendje të tregojë më saktë rreth shëndetit të një personi, gjithashtu ata do të jenë në gjendje për të komunikuar mendimet e tyre nëpërmjet valëve të trurit ose sinjaleve, jo verbalisht.
7. Në vitin 2023 do të kemi qeverinë e parë që do të zvendësojë censusin me të dhënat teknologjike.
Mbledhja, menaxhimi dhe të kuptuarit e të dhënave bëhet më i lehtë nësë qeveritë fillojnë të mbështesin më shumë teknologjinë dhe të lenë pas metodat e vjetra të mbledhjes së informacionit. Disa vende, përfshirë edhe Kanadaja, tashmë kanë filluar të eksperimentojnë duke tërhequr prapa metodat tradicionale të regjistrimit, megjithatë, asnjë vend nuk e ka zëvendësuar atë ende plotësisht.
8. 10 për qind e syzeve të leximit do të jenë të lidhura me internet deri në vitin 2023.
Bashkëveprimi me botën rreth jush do të bëhet shumë i ndryshëm kur syzet e zakonshme, që ju përdorni të lidhen me internetin. Njerëzit e pyetur për këtë mendojnë se kjo do të bëhet një gjë e zakonshme deri në vitin 2023. Google, natyrisht, ka prezantuar tashmë një teknologji të ngjashme , e cila quhet “Google Glass”, por ajo është duke punuar për të krijuar edhe lentet e para të kontaktit të lidhura me internetin.
9. 80 për qind e njerëzve në tokë do të kenë një identitet dixhital në internet deri në vitin 2023.
Kur lidhja e internetit të bëhet më e përhapur më shumë njerëz do të fitojnë një identitet dixhital. Jeta dixhitale është bërë e pandashme me jetën fizike të një personi dhe kjo do vazhdojë të rritet akoma më shumë me kalimin e viteve. Kompanitë e mëdha si Facebook dhe Google po bëjnë projekte të ndryshme për të lidhur me internet edhe pjesët më të largëta të botës.
10. Qeveria do të mbledhë për herë të parë taksat nëpërmjet blockchain-it në 2023.
Monedhat dixhitale si Bitcoin përdorin një mekanizëm të quajtur blockchain për të kryer transaksione. Blockchain është në thelb një libër i përbashkët publik që të gjithë mund ta inspektojnë dhe asnjë person i vetëm nuk mund ta kontrollojë. Ajo pritet ta arrijë zhvillim e saj më të madh në vitin 2023, pasi parashikohet që qeveria do të mbledhë taksat duke përdorur teknologjinë.
11. 90 për qind e popullsisë së botës do të jetë e pajisur me një kompjuter në xhepin e tyre deri në vitin 2023.
Njerëzit gjithmonë e më shumë janë duke përdorur smartphon-ët më shumë se PC. Numri i njerëzve që përdorin smartphon është vlerësuar të arrijë në më shumë se 50 për qind deri në vitin 2017 dhe deri në vitin 2023, rreth 90 për qind.
12. Përdorimi i internetit do të bëhet një e drejtë themelore duke filluar nga viti 2024
Sipas një sondazhi 79 për qind e të anketuarve parashikojnë se deri në vitin 2024 shumica e botës do të ketë mundësi të përdorë rregullisht internetin. Gjigantët e teknologjisë si Google dhe Facebook janë duke gjetur zgjidhje kreative për të pajisur me internet edhe rreth 4 miliardë njerëz, që sot ende nuk mund ta përdorin atë.
13. Transplanti i parë i mëlçisë 3D do të ndodhë në 2024.
Printerat 3D tashmë janë duke u përdorur gjithnjë e më shumë në industrinë e kujdesit shëndetësor për të krijuar pjesë të trupit të njeriut, si zëvendësimet e kockave dhe implantet organeve. Kjo do ti mundësojë industrisë së kujdesit shëndetësor të rritë organet në mënyrë artificiale.
14. Më shumë se 50% e rrjetit të internetit në shtëpi do të jetë nga aparatet dhe pajisjet në 2024.
Aktualisht, shumica e rrjetit të internetit në shtëpi është për konsum personal, qoftë ajo për komunikim apo argëtim. Por nga 2024, rreth gjysma e internetit në shtëpi do të përdoret për qëllime automatizimi në shtëpi.
15. 5 për qind e produkteve të konsumit do të jenë të printuar 3D
Përdorimi i printimit 3D ka bërë që industritë e prodhimit dhe dizenjuesit të arrijnë rezultate shumë të mira. Kërkesa për teknologjinë është rritur më shumë se sa pritej. Në vitin 2014, ka pasur 133,000 printera 3D të shitur në mbarë botën, e cila është një rritje prej 68 për qind nga 2013.
16. 30 për qind e auditimeve të korporatave do të kryhet nga inteligjenca artificiale në 2025.
Inteligjenca artificiale gjithnjë e më shumë do të zëvendësojë një sërë të vendeve të punës, që sot bëhen nga njerëzit. Deri në vitin 2025 ata do të bëjnë profesione të tilla si: ekonomistë, mjekë, drejtues të lartë si edhe auditimet e korporatave të mëdha.
17. Globalisht deri në vitin 2025 më shumë udhëtime do të bëhen duke përdorur programe për ndarjen e makinës se sa në makina private.
Shërbime të tilla si Uber, Lyft, dhe Zipcar kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendojnë për transportin dhe pronësinë e makinave. Gjithashtu prodhuesit janë të detyruar të rishohin modelin e biznesit. Dhe deri në vitin 2025, 67 për qind e të anketuarve parashikojnë se ekonomia do të jetë rritur aq shumë sa njerëzit në nivel global do të përdorin më shumë si mënyrë transporti shërbimin e ndarjes së makinave dhe jo atë të një makine private.
18. Makinat pa shofer do të përbëjnë rreth 10 për qind të të gjitha makinave në SHBA.
Kompanitë e teknologjisë si Google dhe Uber, por edhe ato tradicionale si: Toyota, General Motors, dhe Volkswagen janë të gjithë duke punuar në prodhimin e makinave me vetë-ngarje. Sipas të anketuarve numëri i këtyre makinave deri në vitin 2026 do të vijë duke u rritur dhe ato do të përbejnë rreth para 10 për qind të të gjithë makinave.
19. Makina e parë AI do ti bashkohet bordit drejtues të korporatave në 2026.
Inteligjenca artificiale gjithnjë e më shumë do të luajë një rol më të rëndësishëm në botën e biznesit si një mjet vendimmarrës. Sepse ajo mund të mësojë nga situatat e mëparshme si edhe mund të sigurojë informacion. Kjo do të thotë se robotët do të mund të bëjnë shumë punë, që sot bëhen nga njerëzit. Sipas anketës robotët do të bëhen pjesë e bordit drejtues të korporatave në vitin 2026.
20. Qyteti i parë me më shumë se 50.000 njerëz dhe pa dritat e trafikut do të ekzistojë duke filluar nga viti 2026
Infrastruktura gjithmonë e më shumë do të bëhet e lidhur me të ardhmen. Çdo gjë në trotuar dhe rrugë do të jetë e lidhur me internet. Njësoj si një qytetet inteligjent apo edhe si një shtëpi e zgjuar do të jenë të aftë për të menaxhuar burimet e tyre të energjisë, materialet e shumta, logjistikën dhe trafikun.
21. 10 për qind e prodhimit të brendshëm bruto do të ruhet duke përdorur teknologjinë blockchain në 2027.
Duke qënë se teknologjia Blockchain po zhvillohet me ritme të shpejta me kalimin e viteve edhe shumë para do të ruhen duke përdorur atë. Sipas raportit, vlera totale e Bitcoin në blockchain është rreth 20 miliard dollarë ose rreth 0.025 për qind e GDP-së globale prej rreth 80000000000000 dollarësh. Nga 2027, rreth 10 për qind e GDP-së globale do të ruhet duke përdorur blockchain.
Më të lexuarat








